Mjedisi dhe Planifikimi hapësinor

Shqip

English

Srpski

MMPH DHE ATK NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI PËR SHKËMBIMIN E TË DHËNAVE DHE AVANCIMIN E SHËRBIMEVE DIGJITALE

02.11.2026
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të sigurt të informatave dhe avancimit të shërbimeve digjitale në funksion të zbatimit të programeve të banimit social dhe të përballueshëm.Përmes kësaj marrëveshjeje, mundësohet verifikimi elektronik i të dhënave për punësimin dhe të ardhurat e aplikuesve dhe të anëtarëve të familjes, përmes Regjistrit Elektronik për Banimin Social dhe të Përballueshëm (REBSP).Marrëveshja synon të lehtësojë procedurat administrative, të rrisë efikasitetin dhe saktësinë e verifikimit të të dhënave, si dhe të kontribuojë në një proces më transparent dhe më të besueshëm për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për përfitim nga programet e banimit social dhe të përballueshëm.Gjithashtu, ajo përcakton detyrimet e palëve për sigurinë, konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të proceseve administrative, forcimit të bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të shërbimeve publike në shërbim të qytetarëve.#MMPH #ATK #BashkëpunimInstitucional #Digjitalizim #BanimiSocial #BanimiPërballueshëm)
Lexo më shumë

THIRRJA PËR APLIKIM!

23.09.2026
Për Skemën e Subvencioneve për Start-up dhe Ndërmarrje për Riciklim dhe Ekonomi QarkoreQëllimi i thirrjesMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor fton start-up-et dhe ndërmarrjet e vogla të regjistruara në Republikën e Kosovës të aplikojnë për mbështetje financiare për ide dhe projekte të lidhura drejtpërdrejt me mbeturinat, riciklimin dhe ekonominë qarkore.Për t'u informuar dhe Aplikuar klikoni në linkun e më poshtëm! https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements )
Lexo më shumë

FILLON HARTIMI DHE HARMONIZIMI I AKTEVE NËNLIGJORE PËR BANIM SOCIAL DHE TË PËRBALLUESHËM

04.09.2026
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banimit – Divizionit të Banimit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, zhvilloi dy punëtori treditore, të mbajtura më 24–26 gusht dhe 1–3 shtator 2026, të dedikuara për shqyrtimin, diskutimin dhe harmonizimin e gjashtë akteve nënligjore që burojnë nga Ligji Nr. 10/L-022 për Banimin Social dhe të Përballueshëm.Gjatë ciklit gjashtëditor u shqyrtuan dhe u diskutuan këto akte nënligjore për:- Menaxhimin e stokut të njësive të banimit social dhe qirasë në njësitë e banimit në pronësi publike dhe private;- Kriteret për përfituesit nga programet e banimit për familjet dhe individët;- Përmbajtjen e thirrjeve publike, kriteret e përshtatshmërisë, dokumentacionin e nevojshëm, aplikimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve dhe punën e Komisionit të Vlerësimit;- Organizimin e brendshëm dhe funksionimin e pozitave të punës të Agjencisë së Kosovës për Banime;- Formatin dhe përmbajtjen e Dokumentit të Profilit të Banimit dhe Planit Komunal të Banimit;- Kriteret dhe procedurat për përfitim nga Programi i Banimit të Përballueshëm. Ky proces gjashtëditor përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kornizës ligjore dhe institucionale për zhvillimin e politikave dhe programeve të banimit social dhe të përballueshëm në Kosovë.MMPH falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin, angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre, për mbështetjen e ofruar në realizimin e këtij procesi. #MMPH #OSBE #UNHabitat #WBIF #MAPL #MKK #AKK #NjMP #BanimSocial #Banim|Përballueshëm #Ligji10L022 Banim )
Lexo më shumë

DEPARTAMENTI PËR

MBROJTJEN E MJEDISIT

INSTITUTI PËR

PLANIFIKIM HAPËSINOR

DEPARTAMENTI I

PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, NDËRTIMIT DHE BANIMIT

AUTORITETI

RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE

DEPARTAMENTI PËR

INSPEKTIMIN E MJEDISIT, NATYRËS, UJËRAVE, NDËRTIMIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

DEPARTAMENTI I

SHPRONËSIMIT

DEPARTAMENTI PËR

INTEGRIM EVROPIAN DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE

DEPARTAMENTI

LIGJOR

DEPARTAMENTI I

FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

Shpalljet

02.11.2026

Draft Rregullore e Trajnimit Ekspert te Pavarur... Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni në webfaqen e MMPH-së ose E-mail: ardian.recica@rks-gov.net dhe Arben.Ajazi@rks-gov.net, në afat kohor prej pesëmbëdhjetë (15) ditë pune.

02.11.2026

Konsultime me publikun-operatori "TONI COMPANY" Sh.p.k. Ferizaj Sojev, Eksploatim të gurit gëlqeror në Reçak- Shtime, është e plotësuar administrativisht, ju lutemi që aplikacioni për Leje Mjedisore (të bashkëlidhur) të publikohet në ueb-faqen e MMPH-së për konsultim me publikun dhe pranimin e komenteve brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh

02.11.2026

Ftesa për Aplikim për Praktikant/e

02.11.2026

Ftesa për Aplikim për Praktikant/e, - AMMK

Shiko të gjitha
Data me rëndësi:
https://mmphi.rks-gov.net/MMPHIFolder/ImportantDates/2025_2e4ce4ff-8540-435d-a37a-e2e0c3b854cf.png

Urim me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit
26 nëntor 2025

Video galeria

Shiko të gjitha

Foto galeria

Shiko të gjitha

Dokumente publike

Kërkesë për qasje në dokumente publike

Konsultimet publike

Konsultimet publike

Copyright ©

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor