DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJËRAVE

Misioni:

Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit si një pasuri e vlefshme për popullin e Kosovës. Mbrojtja e mjedisit nga efektet e dëmshme të ndotjes.

Vizioni:

Një mjedis i pastër, i shëndetshëm dhe i mbrojtur mirë që mbështet një shoqëri dhe ekonomi të qëndrueshme.

Departamenti për mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave

Detyrat dhe përgjegjësitë e DDMU-së janë:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Monitoron dhe propozon masa për rehabilitimin dhe mbajtjen nën kontroll të zonave të nxehta;
  • Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit;
  • Ofron mbështetje, sipas nevojës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e burimeve natyrore dhe pjesëve përbërëse të tyre;
  • Trajton dokumentacionin e kërkesave për lejet mjedisore, ofron rekomandime mbi rregullsinë dhe përgatit Projekt lejet mjedisore.

Në kuadër të DMMU-së funksionojnë:

  • Divizioni për Ujëra;
  • Divizioni për Menaxhimin e Ndotjes Industriale;
  • Divizioni për Kimikate dhe Mbeturina; dhe
  • Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës.

ZV. Drejtor i DMMU- së është  Abdullah Pirçe

Adresa: ish Pallati i Medieve “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1518, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 74 066
E-mail: abdullah.pirce@rks-gov.net