DEPARTAMENTI PËR INSPEKTIMIN E MJEDISIT, NATYRËS, UJËRAVE, NDËRTIMIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgatitë planin vjetor të punës;
- Mbikëqyr aplikimin e dispozitave ligjore dhe akteve tjera nënligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit;
- Mbikëqyr aktivitetet të cilat shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në mjedis dhe bën identifikimin e palës përgjegjëse e cila e shkakton këtë çrregullim;
- Mbikëqyr kualitetin dhe cilësinë e ajrit, ujit, dheut, natyrës, emisionit dhe kushteve të përgjithshme ekologjike, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi;
- Mbikëqyr menaxhimin dhe eksploatimin e resurseve natyrore nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit;
- Mbikëqyr masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit;
- Mbikëqyr menaxhimin dhe mbrojtjen e zonave të konservuara të natyrës dhe vlerave natyrore
- Mbikëqyr menaxhimin dhe eksploatimin të resurseve ujore;
- Harton dhe plotëson data bazën lidhur me shfrytëzuesit dhe përdoruesit e ujit;
- Kontrollon dhe përcjell të gjitha aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me shfrytëzimin dhe për-dorimin e ujit konform dispozitave ligjore.
Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës dhe Ujërave raporton te Udhëheqësi i Inspektoratit - Kryeinspektori.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës dhe Ujërave eshte njezete(20).