Lajmet

04 shtator 2026

FILLON HARTIMI DHE HARMONIZIMI I AKTEVE NËNLIGJORE PËR BANIM SOCIAL DHE TË PËRBALLUESHËM

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banimit – Divizionit të Banimit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, zhvilloi dy punëtori treditore, të mbajtura më 24–26 gusht dhe 1–3 shtator 2026, të dedikuara për shqyrtimin, diskutimin dhe harmonizimin e gjashtë akteve nënligjore që burojnë nga Ligji Nr. 10/L-022 për Banimin Social dhe të Përballueshëm.

Gjatë ciklit gjashtëditor u shqyrtuan dhe u diskutuan këto akte nënligjore për:

- Menaxhimin e stokut të njësive të banimit social dhe qirasë në njësitë e banimit në pronësi publike dhe private;

- Kriteret për përfituesit nga programet e banimit për familjet dhe individët;

- Përmbajtjen e thirrjeve publike, kriteret e përshtatshmërisë, dokumentacionin e nevojshëm, aplikimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve dhe punën e Komisionit të Vlerësimit;

- Organizimin e brendshëm dhe funksionimin e pozitave të punës të Agjencisë së Kosovës për Banime;

- Formatin dhe përmbajtjen e Dokumentit të Profilit të Banimit dhe Planit Komunal të Banimit;

- Kriteret dhe procedurat për përfitim nga Programi i Banimit të Përballueshëm.

 

Ky proces gjashtëditor përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kornizës ligjore dhe institucionale për zhvillimin e politikave dhe programeve të banimit social dhe të përballueshëm në Kosovë.

MMPH falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin, angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre, për mbështetjen e ofruar në realizimin e këtij procesi. #MMPH #OSBE #UNHabitat #WBIF #MAPL #MKK #AKK #NjMP #BanimSocial #Banim|Përballueshëm #Ligji10L022 Banim

 

Lexo dhe:

Fillon Trajnimi për ekspertë të pavarur për inspektimin e sistemeve NVKA

Fillon Trajnimi për ekspertë të pavarur për inspektimin e sistemeve NVKA

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar sot zyrtarisht Trajnimin dhe Çertifikimin e ekspertëve të pavarur për inspektimin e sistemeve të Ngrohjes Ventilimit dhe Klimatizimit të Ajrit (NVKA). Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të kapaciteteve profesionale dhe zbatimit të standardeve për performancën energjetike të ndërtesave.

Trajnimi organizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me bashkëpunim me LuxDev, dhe synon përgatitjen e gjeneratës së parë të ekspertëve të pavarur për inspektimin e sistemeve NVKA, si dhe trajnerëve të parë në këtë fushë në vend.

Programi i trajnimit përfshin:

  • Kornizën ligjore dhe konceptuale për performancën energjetike të ndërtesave;
  • Aspektet teknike dhe praktike të inspektimit të sistemeve NVKA.

Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit përfundimtar. Kandidatët që e kalojnë me sukses testin do të çertifikohen si ekspertët e parë të pavarur për inspektimin e sistemeve NVKA, ndërsa grupi i parë do të vazhdojnë me trajnimin e avancuar për trajnerë.

 

Ky aktivitet shënon një zhvillim të rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Performancën Energjetike të Ndërtesave dhe në forcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e energjisë dhe mjedisit.

Lexo më shumë