DEPARTAMENTI I SHPRONËSIMIT
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shpronësim, janë:
Pranon dhe trajton kërkesat për shpronësim konform legjislacionit në fuqi dhe përshtatshmërisht harton propozim-vendimet përkatëse;
Siguron kompensimin e pronave të shpronësuara konform vendimeve përfundimtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës;
Ofron këshilla dhe udhëzime rreth procedurave për shpronësim, sipas kërkesës;
Koordinon aktivitetet me akterët relevantë dhe bashkëpunon për zhvillimin e aktiviteteve;
Harton planet vjetore dhe buxhetore lidhur me çështjen e kompensimit të pronave për shpronësim.
Udhëheqësi i Departamentit për Shpronësim raporton te Sekretari i Përgjithshëm.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
Divizioni për Çështje Pronësore;3.2.Divizioni Tekniko-Financiar.
Numri i të punësuarve në Departamentin për Shpronësim është shtatë (7).