AUTORITETI RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE
II. MISIONI I NJËSISË
Misioni i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore (ARPL) është të sigurojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social - ekonomik të Republikës së Kosovës.
III. QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZITËS SË PUNËS
Në funksion të përmbushjes së misionit siguron zbatimin e legjislacionit në të gjitha fushat të cilat i mbulon Autoritet i Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore.
IV. DETYRAT KRYESORE
- Propozon, harton dhe zhvillon politika në fushën e ujërave;
- Propozon fillimin e procedurave për hartimin e legjislacionit në fushën e ujërave,
- harton legjislacionin në fjalë, në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, dhe siguron zbatimin e tij;
- Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e ujërave;
- Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare nga fusha e ujërave;
- Bashkëpunon me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, veprimtaria e të cilave lidhet me fushën e ujërave;
- Harton raporte periodike dhe sipas kërkesave nga fusha e ujërave;
- Vlerëson dhe ofron komente rreth legjislacionit të sektorëve tjerë si dhe akteve komunale të cilat kanë të bëjnë me fushën e ujërave;
- Harton planet për menaxhimin e pellgjeve lumore dhe udhëheqja e proceduarave deri në miratimin e planit, përfshirë kontrollin e zbatimit dhe përditësimin e planit;
- Pranon dhe shqyrton aktet ujore, si dhe përgatit propozime për ruajte dhe mbrojte të ujërave nga ndotja;
- Të gjitha detyrat tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi që mbulon fushën e ujërave.
V. PËRGJEGJËSITË KRYESORE LIDHUR ME
A. Planifikimin dhe objektivat :
- Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore dhe siguron funksionim efikas të tij;
- Mbështet dhe ofron këshilla për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit dhe/ose titullarin e institucionit për politikat dhe objektivat e institucionit në fushën e përgjegjësisë së Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore;
- Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë së Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore dhe zgjidhjen e problemeve profesionale që lidhen me të;
- Identifikon nevojat për zhvillimin e politikave dhe objektivave të institucionit dhe bën rekomandime brenda përgjegjësisë së Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore.
B. Menaxhimin
- Organizon dhe shpërndan punën për varësit e tij dhe menaxhon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që duhen përmbushur në përputhje me objektivat dhe përgjegjësitë e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore;
- Udhëzon stafin nën varësi në përmbushjen e aktiviteteve të përditshme të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin, politikat institucionale dhe standardet përkatëse;
- Bën vlerësimin e rezultateve në punë për stafin nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të tij/saj dhe identifikon nevojat për zhvillimin e kapaciteteve të tyre përmes trajnimeve.
C. Detyrat teknike
- Siguron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për Ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm dhe/ose titullarin e institucionit, lidhur me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të departamentit, në mënyrë që të arrihen qëllimet dhe objektivat e përgjegjësive të institucionit;
- Është përgjegjës për vijueshmëri në punë për stafin, për të cilët është mbikëqyrës i drejtpërdrejtë.
D. Përfaqësimin institucional dhe bashkëpunimin
- Me autorizimin e mbikëqyrësit, përfaqëson institucionin në takime pune, konferenca në fushën e përgjegjësisë së Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore të cilin e udhëheq;
- Siguron komunikimin brenda dhe jashtë njësisë organizative me qëllim të mbledhjes ose shkëmbimit të informacionit.
IX. MBIKËQYRJA
Pozicioni i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Resurseve Ujore mbikëqyret nga Ministri ne Aspektin operacional dhe Sekretari i Përgjithshëm në aspektin administrativ.
X. STAFI NËN VARËSI
Pozicioni i Drejtorit të Autoritetit i Rajonit të Pellgjeve Lumore ka nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë:
- Udhëheqësi I Divizionit për Politika dhe Planifikim të Resurseve Ujore;
- Udhëheqësi I Divizionit për Menaxhim të Integruar të Resurseve Ujore;
- Udhëheqësi I Divizionit për Menaxhimin e Digave dhe Infrastrukturës Ujore;
- Udhëheqësi I Divizionit për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore;
- Udhëheqësi I Divizionit për Akte dhe Financa Ujore.
Fatos Qerimi, Drejtor i Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore
Adresa: ish Pallati i Medieve “Rilindja”, Kati XVI – Zyra 1605, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 74 056
Mob: +383 (0) 45 133 433
E-mail: Fatos.Qerimi@rks-gov.net