Mjedisi dhe Planifikimi hapësinor

INFRASTRUKTURA

Shqip

English

Srpski

Fillon Trajnimi për ekspertë të pavarur për inspektimin e sistemeve NVKA

04.05.2026
Fillon Trajnimi për ekspertë të pavarur për inspektimin e sistemeve NVKA Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar sot zyrtarisht Trajnimin dhe Çertifikimin e ekspertëve të pavarur për inspektimin e sistemeve të Ngrohjes Ventilimit dhe Klimatizimit të Ajrit (NVKA). Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të kapaciteteve profesionale dhe zbatimit të standardeve për performancën energjetike të ndërtesave.Trajnimi organizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me bashkëpunim me LuxDev, dhe synon përgatitjen e gjeneratës së parë të ekspertëve të pavarur për inspektimin e sistemeve NVKA, si dhe trajnerëve të parë në këtë fushë në vend.Programi i trajnimit përfshin:Kornizën ligjore dhe konceptuale për performancën energjetike të ndërtesave;Aspektet teknike dhe praktike të inspektimit të sistemeve NVKA.Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit përfundimtar. Kandidatët që e kalojnë me sukses testin do të çertifikohen si ekspertët e parë të pavarur për inspektimin e sistemeve NVKA, ndërsa grupi i parë do të vazhdojnë me trajnimin e avancuar për trajnerë. Ky aktivitet shënon një zhvillim të rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Performancën Energjetike të Ndërtesave dhe në forcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e energjisë dhe mjedisit.)
Lexo më shumë

Përmbyllet Projekti për Zhvillimin e Kapaciteteve të Kontrollit të Ndotjes së Ajrit në Kosovë

27.04.2026
Sot është mbajtur takimi i Komitetit të Përbashkët Koordinues të  Projekti për Zhvillimin e Kapaciteteve të Kontrollit të Ndotjes së Ajrit në Kosovë, që njëherit ka shënuar edhe përmbyllen e aktiviteteve të projektit.Projekti është zhvilluar në dy faza dhe ka përfshirë një periudhë kohore rreth 10 vite. Në fjalën e tij hapëse të takimit z. Bajram Kafexholli, U.d. i Sekretarit të Përgjithshëm të MMPH, ka falënderuar Agjencinë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë (JICA) dhe ekipin implementues të projektit, për mbështetjen dhe realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të projektit.Ndërsa në fjalën e tyre, z. Chigiru Yamashita, Përfaqësues Kryesor i Zyrës së JICA-s për Ballkanin, dhe Dr. Hiroaki Takiguchi, këshilltarë i lartë i JICA, çmuan lartë përkushtimin e stafit të MMPH për zbatimin e projektit dhe në arritjen e rezultateve të synuara. Me këtë rast u prezantuan edhe gjetjet kryesore në kuadër të raportit përfundimtar të projektit, rekomandimet për të ardhmen si dhe disa nga veprimet dhe masat e kontrollit të ndotjes së ajrit që pritet të zbatohen për të arritur qëllimin e përgjithshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Pjesa e diskutimeve u fokusua në disa nga çështjet e mbetura që duhet të merren parasysh në të ardhmen dhe në mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të projekteve tjera. Përveç përfaqësuesve të MMPH, AMMK, JICA dhe kompanisë implementuese të projektit, pjesë e Komitetit të Përbashkët Koordinues të  Projektit ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Korporata Energjetike e Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Komuna e Prishtina dhe Universiteti i Prishtinës. )
Lexo më shumë

Ministrja Pacolli zhvilloi takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

10.03.2026
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Fitore Pacolli zhvilloi takim në Londër me të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Në këtë takim, e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Londër, z. Ilir Kapiti, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.Gjatë këtij takimi, ministrja Pacolli prezantoi prioritetet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke vlerësuar lart ndihmën dhe ekspertizën e çmuar britanike që po mbështet reformat drejt zhvillimit të Kosovës. U theksua veçanërisht rëndësia e planifikimit hapësinor si një mjet kyç për të garantuar gjithëpërfshirje dhe barazi për të gjithë qytetarët pa dallim.Po ashtu ministrja Pacolli shprehu mirënjohje për pritjen e ngrohtë të Dame Karen Pierce dhe për gatishmërinë e saj të vazhdueshme për të qëndruar krah Kosovës në adresimin e sfidave të përbashkëta.10.03.2026Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor)
Lexo më shumë

DEPARTAMENTI PËR

MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJËRAVE

INSTITUTI PËR

PLANIFIKIM HAPËSINOR

DEPARTAMENTI I

PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, NDËRTIMIT DHE BANIMIT

AUTORITETI

RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE

DEPARTAMENTI PËR

INSPEKTIMIN E MJEDISIT, NATYRËS, UJËRAVE, NDËRTIMIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

DEPARTAMENTI I

SHPRONËSIMIT

DEPARTAMENTI PËR

INTEGRIM EVROPIAN DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE

DEPARTAMENTI

LIGJOR

DEPARTAMENTI I

FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

Shpalljet

30.04.2026

Pelqim Mjedisor Therrtorja Kasapi House 8485 2025

30.04.2026

Pelqim Mjedisor SVEA 6885 2025

30.04.2026

Pelqim Mjedisor ROYAL Beverage 6885 2025

30.04.2026

Pelqim Mjedisor Refuzim Suma Pro 8655 2025

Shiko të gjitha
Data me rëndësi:
https://mmphi.rks-gov.net/MMPHIFolder/ImportantDates/2025_2e4ce4ff-8540-435d-a37a-e2e0c3b854cf.png

Urim me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit
26 nëntor 2025

Video galeria

Shiko të gjitha

Foto galeria

Shiko të gjitha

Dokumente publike

Kërkesë për qasje në dokumente publike

Konsultimet publike

Konsultimet publike

Copyright ©

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës