AUTORITETI RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE
Divizioni i Menaxhimit të Pellgjeve Lumore
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore janë:
1.1. Zbaton planet për menaxhimin e pellgjeve lumore dhe programin e masave dhe
afirmon metodat teknike për ruajtjen e ujërave
1.2. Zbaton planin për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe planin për
menaxhimin e thatësisë në nivel të rajonit të pellgjeve lumore;
1.3. Përdorë hartat e rrezikshmërisë dhe rrezikut nga përmbytjet;
1.4. Këshillon dhe përkrah administratën e pushtetit lokal në hartimin e planeve të
veprimit për mbrojtje nga vërshimet;
1.5. Zbaton masat rregulluese dhe mbrojtëse për mbrojtje nga veprimet e dëmshme të
ujërave që mund të rezultojnë nga vërshimet dhe erozioni;
1.6. Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e zonave të mbrojtura ujore, regjistrin e
lejeve ujore, regjistrin e ndotësve në nivel të pellgut lumor, regjistrin e objekteve dhe
pajisjeve ujore në nivel pellgu, mban dhe azhurnon kadastrin ujor dhe protokollin ujor;
1.7. Përcakton zonat erozive në kuadër të pellgut lumor;
1.8. Merr pjese në procesin e harmonizimit të planit hapësinor të Kosovës, strategjive
dhe planeve tjera sektoriale dhe harmonizimin e tyre me planin e pellgjeve lumore;
1.9. Përgatit programet për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në kuadër të pellgjeve
lumore;
1.10. Bashkëpunon me institucionet tjera përgjegjëse për hartimin e legjislacionit
primar dhe sekondar për fushën e ujërave;
1.11. Përgatit programe për ndërgjegjësim dhe siguron pjesëmarrjen e publikut në
procesin e hartimit të dokumenteve dhe në debatet publike në pajtim me ligjin;
1.12. Të gjitha detyrat tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi që mbulon fushën e
menaxhimit të pellgjeve lumore;
2. Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore raporton te Drejtori i
Autoritetit;
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Planifikimit të Resurseve Ujore është shtatë (7).