AUTORITETI RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE
Divizioni i Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore janë:
1.1. Mbledh dhe përpunon të dhënat e nevojshme për resurset ujore në aspektin cilësor
dhe sasior nga burimet e ndryshme që janë në dispozicion dhe ndërmerr masa të
nevojshme për menaxhimin e integruar të resurseve ujore;
1.2. Siguron mbrojtjen e shtretërve dhe brigjeve të lumenjve, kanaleve dhe
akumulimeve brenda pellgut lumor;
1.3. Ndërmerr masa të nevojshme për ruajtjen e resurseve ujore;
1.4. Kryen karakterizimin dhe klasifikimin e të gjitha trupave ujorë sipërfaqësorë dhe
nëntokësorë për secilin pellg lumorë si dhe vlerësimin e presioneve bazuar në
legjislacionin e zbatueshëm;
1.5. Propozon shpronësimin e tokës në të cilën janë resurset ujore, sipas nevojës;
1.6. Afirmon metodat teknike për ruajtjen e ujërave;
1.7. Zbaton rregullimin e ujërrjedhave dhe pasurive ujore;
1.8. Kryen vlerësimin preliminar të mbrojtjes nga vërshimet dhe përgatit hartat me
zonat e rrezikut nga vërshimet në kuadër të pellgut lumor;
1.9. Përcakton zonat erozive në kuadër të pellgut lumor;
1.10. Zbaton masat rregulluese dhe mbrojtëse për mbrojtje nga veprimet e dëmshme të
ujërave që mund të rezultojnë nga vërshimet dhe erozioni;
1.11. Menaxhon me objektet për mbrojtje nga veprimet e dëmshme të ujërave;
1.12. Siguron mbrojtjen e shtretërve dhe brigjeve të lumenjve, kanaleve dhe
akumulimeve brenda pellgut lumor;
1.13. Përcjell fenomenet ujore bazuar në të dhënat e siguruara nga institucionet
relevante të cilat i përpunon dhe ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me përgjegjësitë
që i ka ARPL sipas legjislacionit të zbatueshëm dhe në pajtim me planet kombëtare
përkatëse (si planin për menaxhimin e vërshimeve, planin për menaxhimin e thatësisë,
planin për menaxhimin e emergjencave si pasojë ndotjes së ujërave etj.);
1.14. Menaxhon me inerte në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës;
1.15. Bashkëpunon me divizionet tjera të autoritetit rajonal të pellgjeve lumore lidhur
me mbarëvajtjen e punës.
1.16. Të gjitha detyrat tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi që mbulon fushën e
menaxhimit të integruar të resurseve ujore .
2. Udhëheqësi i Divizionit të Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore raporton te Drejtori
i Autoritetit.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore është
pesë (5)
Udhëheqëse e DMIRU-së është Fatlije Buza
Adresa: ish Palati i Mediave "Rilindja", Kati XV - Zyra 1603
10000 Prishtinë – KOSOVË
tel. +383 (0) 38 200 32 098
E-mail: