AUTORITETI RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE
Divizioni i Menaxhimit të Digave dhe Infrastrukturës Ujore
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin e Digave dhe Infrastrukturës, janë:
1.1. Menaxhon me digat e larta dhe të ulëta të Kosovës;
1.2. Bashkëpunon ne Operuesit (KRU) e Digave te larta;
1.3. Përcjellë monitorimin e sigurisë se digave;
1.4. Bashkëpunon me komitetet e digave te larta ne vendet e tjera (COLD);
1.5. Zbaton planet e emergjencave për digat ne nivel vendi;
1.6. Koordinon dhe bashkëpunon ne projektet ndërkombëtarë për planifikim dhe
ndërtim te digave;
1.7. Përcjell dhe monitoron infrastrukturën ujore, objektet hidroteknike dhe elementet
përcjellëse te tyre;
1.8. Të gjitha detyrat tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi që mbulon fushën e
menaxhimit të digave dhe infrastrukturës.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e Digave dhe Infrastrukturës, raporton te Drejtori
i Autoritetit;
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Planifikimit të Resurseve Ujore është pesë (5).