AUTORITETI RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE
Divizioni i Politikave dhe Planifikimit të Resurseve Ujore
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika dhe Planifikim të Resurseve Ujërave janë:
1.1. Propozon, harton dhe zhvillon politika në fushën e ujërave;
1.2. Propozon fillimin e procedurave për hartimin e legjislacionit në fushën e ujërave,
harton legjislacionin në fjalë, në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardet
ndërkombëtare, dhe siguron zbatimin e tij;
1.3. Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizatat
ndërkombëtare nga fusha e ujërave;
1.4. Bashkëpunon me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, veprimtaria e të cilave
lidhet me ujërat;
1.5. Përgatit planet për menaxhimin e pellgjeve lumore dhe programin e masave;
1.6. Përgatit planin për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe planin për
menaxhimin e thatësisë në nivel të rajonit të pellgjeve lumore;
1.7. Përgatit instrumente ekonomike dhe korniza afatmesme të shpenzimeve për
sektorin e ujërave;
1.8. Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e ujërave;
1.9. Harton raporte periodike dhe sipas kërkesave, në fushën e ujërave;
1.10. Vlerëson dhe ofron komente rreth legjislacionit të sektorëve tjerë si dhe akteve
komunale të cilat kanë të bëjnë me fushën e ujërave.
1.11. Të gjitha detyrat tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi që mbulon fushën e
ujërave.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Ujërave raporton te Drejtori i Autoritetit.
3. Numri të punësuarve në Divizionin për Politika dhe Planifikim të Resurseve Ujërave shtatë (7).
Udhëheqëse e DMRU-së është inxh.dipl. Makfirete Dibrani, MSc
Adresa: ish Pallati i Mediave “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1603, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 33 204
E-mail: