AUTORITETI RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE
Divizioni i Akteve dhe Financave Ujore
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Akteve dhe Financave Ujore janë:
1.1. Zbaton procedurën e dhënies së akteve ujore;
1.2. Shqyrton kërkesat për akte ujore dhe propozon vendimin në lidhje me aktet ujore;
1.3. Kryen punët administrativo-financiare në nivel të rajonit të pellgjeve lumore;
1.4. Siguron mbledhjen e mjeteve financiare nga pagesat për shfrytëzimin e ujërave,
shkarkimin e ujërave dhe për shfrytëzimin e inerteve;
1.5. Përgatit procesin e përllogaritjes së pagesave ujore dhe ngarkimit të operatorëve bazuar në
lejen ujore;
1.6. Përgatit planin e të hyrave dhe shpenzimeve për rajonin e pellgjeve lumore;
1.7. Përgatit analiza ekonomike lidhur me shfrytëzimin e resurseve ujore dhe inerteve në nivel
të pellgut lumor;
1.8. Shqyrton kërkesat në lidhje me shfrytëzimin e pronës ujore dhe bashkëpunon edhe me
nivele tjera në procesin e zgjidhjes së ankesave dhe kërkesave për pronën ujore;
1.9. Identifikon, vlerëson dhe prioritizon projektet e veçanta duke u bazuar në strategjinë
shtetërore për ujëra, planin e menaxhimit të pellgjeve lumore, programin e masave, planin për
menaxhimin e rrezikut nga vërshimet etj;
1.10. Të gjitha detyrat tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi që mbulon fushën e akteve
dhe pagesave ujore.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Akteve dhe Financave Ujore raporton te Drejtori i Autoritetit.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Akteve dhe Financave Ujore është dhjetë (10).