DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJËRAVE

Divizioni per Leje dhe Licenca Mjedisore

Në përputhje me nenin 10 të rregullores (ZKM) nr. 08/2024 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Mjedisit  Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Lejeve dhe Licencave Mjedisore janë:

1.1. Bashkëpunon me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, veprimtaria e të cilave lidhet me leje dhe licenca mjedisore; 

1.2. Pranon dhe shqyrton kërkesat për leje dhe licenca mjedisore; 

1.3. Harton raporte periodike dhe sipas kërkesave, në fushën e lejeve dhe licencave mjedisore; 

1.4. Ndihmon Komisionet në punët administrative rreth shqyrtimit të kërkesat për leje dhe licenca mjedisore; 

1.5. Të gjitha detyrat tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi që mbulon fushën e  lejeve dhe licencave mjedisore.

Kuadri ligjor për Divizionit të Lejeve dhe Licencave Mjedisore përbehet nga:

Legjislacioni primar:

  • Ligji Nr. 03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit  
  • Ligji Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM)
  • Ligji Nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes (IPPC)
  • Ligji Nr. 03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës
  • Ligji Nr. 04/L-197 për Kimikate
  • Ligji Nr. 08/L-065 për Produktet Biocid
  • Ligji Nr. 04/L-060 për Mbeturina

Legjislacioni sekondar:

  • Udhëzimi Administrativ (MMPHI) Nr. 04/2022 për Leje Mjedisore, i ndryshuar/plotësuar me UA (MMPHI) Nr. 01/2025
  • UA (MMPHI) Nr. 02/2025 për përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së Regjistrit të Lejeve të Lëshuara
  • UA (MMPHI) Nr. 04/2025 për përmbajtjen, metodologjinë dhe përputhshmërinë e Raportit të VNM-së me kërkesat ligjore dhe aspektet teknike
  • UA (MMPHI) Nr. 11/2025 për procedurat e detajuara për planifikimin dhe organizimin e konsultimeve publike për Raportin e VNM-së

    UA (MMPHI) Nr. 02/2024 për përcaktimin e kushteve, kritereve dhe procedurave për lëshimin e lejes për import, eksport dhe kalim transit të mbeturinave

Udhëheqës i DLLM është  Rizah Muçolli

Adresa: ish Pallati i Mediave “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1517, 10000 Prishtinë – KOSOVË

Tel: +383 (0) 38 200 74 088

E-mail: rizah.muqolli@rks-gov.net