DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJËRAVE
Misioni, vizioni dhe detyrat DIMNUNPH
Misioni:
Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit si një pasuri e vlefshme për popullin e Kosovës. Mbrojtja e mjedisit nga efektet e dëmshme të ndotjes.
Vizioni:
Një mjedis i pastër, i shëndetshëm dhe i mbrojtur mirë që mbështet një shoqëri dhe ekonomi të qëndrueshme.
Departamenti për mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave
Detyrat dhe përgjegjësitë e DDMU-së janë:
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
- Monitoron dhe propozon masa për rehabilitimin dhe mbajtjen nën kontroll të zonave të nxehta;
- Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
- Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit;
- Ofron mbështetje, sipas nevojës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e burimeve natyrore dhe pjesëve përbërëse të tyre;
- Trajton dokumentacionin e kërkesave për lejet mjedisore, ofron rekomandime mbi rregullsinë dhe përgatit Projekt lejet mjedisore.
Në kuadër të DMMU-së funksionojnë:
- Divizioni për Ujëra;
- Divizioni për Menaxhimin e Ndotjes Industriale;
- Divizioni për Kimikate dhe Mbeturina; dhe
- Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës.
Udhëheqes i Departementit të DMMU-së është Abdullah Pirçe
Adresa: ish Pallati i Medieve “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1518, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 33 222
E-mail: Abdullah.Pirce@rks-gov.net