DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJËRAVE

Divizioni për mbrojtjen e natyrës

Detyrat dhe përgjegjësitë

Në përputhje me nenin 11 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MMPH, Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Mbrojtjen e Natyrës janë:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në lëmin e mbrojtjes së natyrës;
  • Monitoron implementimin e të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së natyrës;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në lëmin e mbrojtjes së natyrës;
  • Vlerëson dhe ofron komente rreth projektligjeve dhe akteve nënligjore dhe koordinohet me departamentin ligjor për dizajnimin e legjislacionit për mbrojtjen e natyrës;
  • Përgatit përgjigje dhe raporte me shkrim në kërkesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës, gjithashtu përgatit draftet teknike për lejet, certifikatat, licencat e parapara me legjislacionin në fuqi.
  • Koordinon dhe udhëheqë aktivitet për shpalljen e zonave të mbrojtura të natyrës në bazë të studimit të hartuar nga institucionet profesionale;
  • Bashkëpunon me institucionet relevante veprimtaria e të cilave lidhet me mbrojtjen e natyrës në nivel qendror dhe lokal.

Kuadri ligjor për mbrojtjen e natyrës përbëhet nga:

  • • Legjislacioni primar:
    • Ligji Nr. 03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës GZRK Nr. 85/09. 11. 2010.
    • Ligji Nr. 04/L-86 për PK “Bjeshkët e Nemuna”GZRK Nr. 2/21.01.2013.
    • Ligji Nr. 04/L-087 për PK “Sharri” GZRK Nr. 2/21.01.2013.
  • Legjislacioni sekondar:
    • Dy (2) Rregullore: (Rregullore MMPH për rendin e brendshëm të parqeve kombëtare GZRK Nr. 46 / 08. 11. 2013, dhe Rregullore MMPH Nr. 23/2014 për Rendin e Brendshëm të Monumentit të Natyrës më Rëndësi të Veçantë "Shpella e Gadimes"/27. 11. 2014;
    • Njëzetë e dy (22) Udhëzime Administrative, prej tyre Njëzetë e një (21) të MMPH-së; dhe një (1) i QRK-së
    • Tridhjetë e katër (34) Vendime: prej tyre dy (2) të Kuvendit të Kosovës, njëzetë e dy (22) të QRK-së, dhe 10 (dhjetë) Vendime të MMPH-së.
  • Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit:
    • Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitetin 2011 - 2020, miratuar nga Kuvendi i Kosovës, 07. 10. 2011. e rishikuar me 31.05.2018.
    • Plani i punës për përzgjedhjen e zonave NATURA 2000 me tregues për të dhënat e nevojshme, përgjegjësitë, afatet kohore dhe mjetet 25. 04. 2014.

Udhëheqës i DMN-së është Miradije Gërguri

Adresa: ish Pallati i Medieve “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1517, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 74 068
E-mail: Miradije.Gerguri@rks-gov.net