DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJËRAVE
Divizioni për ujëra
Detyrat dhe përgjegjësitë
Ne përputhje me nenin 8 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017, detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Ujëra janë:
- Propozon, harton dhe përcjell zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e resurseve ujore;
- Propozon dhe harton legjislacionin në fushën e resurseve ujore;
- Zhvillon dhe mirëmban sistemin informativ ujor;
- Përcjellë dhe mbështet përafrimin e legjislacionit kosovar në fushën e ujërave me ‘aqcuis communitaire’;
- Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e resurseve ujore;
- Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare për resurset ujore dhe implementimin e tyre;
- Bashkëpunon me ministritë dhe institucionet tjera me qëllim të koordinimit te zhvillimit dhe koordinimit të politikave ujore;
- Mbështet bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe bilateral në fushën e resurseve ujore;
- Përgatit instrumente ekonomike dhe korniza afatmesme të shpenzimeve për sektorin e ujërave.
Kuadri ligjor për ujërat përbëhet nga:
- Legjislacioni primar:
- Ligji Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës GZRK Nr. 10/2013/29.04.2013.
- Legjislacioni sekondar:
- Një (1) Rregullore e MMPH.
- Një (1) Udhëzim Administrativ i QRK.
- Pesëmbëdhjetë (15) Udhëzime Administrative të MMPH-së.
- Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit
- Strategjia Shtetërore e Ujërave 2017-2036.
Udhëheqës i DU-së është inxh.dipl. Shiqeri Dërmaku, MSc
Adresa: ish Pallati i Medieve “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1517, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 33 304
E-mail: shiqeri.dermaku@rks-gov.net