DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME
Divisoni për buxhet e financa
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
- Përgatitë propozimet buxhetore;
- Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat adminstrative të ministrisë;
- Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
- Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
- Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
- Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.
Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton të Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa te Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa, është gjashtëmbëdhjetë (16).