MIRATOHET PLANI I MENAXHIMIT PËR PARKUN KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA”
Pas miratimit të Planit Hapësinor në Kuvendin e Kosovës, sot miratuam Planin e Menaxhimit për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, për periudhën 2024-2033.
Nëpërmjet këtij vendimi:
I. Të gjithë personat fizik dhe juridik janë të obliguar që ti respektojnë të gjitha dispozitat e këtij Plani dhe legjislacionit në fuqi, gjatë ushtrimit të aktiviteteve dhe veprimtarive në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
II. Plani i Menaxhimit për “Bjeshkët e Nemuna”, do të zbatohet sipas programit vjetor të mbrojtjës, ruajtjes, shfrytëzimit dhe zhvillimit të Parkut Kombëtar, si një nga pasuritë më të çmuara natyrore që ka Kosova.
Falënderojmë të gjithë akterët e fushave, profesioneve dhe strukturave të ndryshme, për kontributin e dhënë për të përfunduar këto dokumente shumë të rëndësishme për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, qëndrueshmërija e së cilës është jetike dhe e domosdoshme.