Lajmet

11 prill 2024

MIRATOHET PLANI I MENAXHIMIT PËR PARKUN KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA” 

Pas miratimit të Planit Hapësinor në Kuvendin e Kosovës, sot miratuam Planin e Menaxhimit për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, për periudhën 2024-2033.
Nëpërmjet këtij vendimi:
I. Të gjithë personat fizik dhe juridik janë të obliguar që ti respektojnë të gjitha dispozitat e këtij Plani dhe legjislacionit në fuqi, gjatë ushtrimit të aktiviteteve dhe veprimtarive në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
II. Plani i Menaxhimit për “Bjeshkët e Nemuna”, do të zbatohet sipas programit vjetor të mbrojtjës, ruajtjes, shfrytëzimit dhe zhvillimit të Parkut Kombëtar, si një nga pasuritë më të çmuara natyrore që ka Kosova.
Falënderojmë të gjithë akterët e fushave, profesioneve dhe strukturave të ndryshme, për kontributin e dhënë për të përfunduar këto dokumente shumë të rëndësishme për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, qëndrueshmërija e së cilës është jetike dhe e domosdoshme.

Lexo dhe:

Në samitit e organizuar në Bruksel, bashkë me këshilltarin Edison Mavraj, zhvilluam disa takim të frytshëm

Në kuadër të samitit të organizuar në Bruksel, bashkë me këshilltarin Edison Mavraj, zhvilluam një takim e bashkëbisedim të frytshëm me znj. Magda Kopczyńska, drejtoreshën gjenerale për mobilitet dhe transport (DG MOVE), si dhe Mona Björklund, drejtoreshën për koordinim të politikave (DG MOVE), nga Komisioni Evropian.

Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përfshirjen e Kosovës në rrjetin e TEN-T, projektet infrastrukturore hekurudhore që janë në implementim nëpërmjet fondeve të Bashkimit Evropian, si dhe në veçanti për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, rrjedhimisht për përfitimet ekonomike për Kosovën dhe Shqipërinë, ashtu si për të gjithë rajonin.

U dakorduam që të vazhdojmë takimet koordinuese rreth synimeve të përbashkëta që i kemi.

 

Lexo më shumë

Ministri Aliu merr pjesë në forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Në forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i ftuar në sesionin për të diskutuar rreth ndryshimeve klimatike, ndërtimin e qëndrueshmërisë dhe modalitetet e zgjidhjet për zhvillim të qëndrueshëm
Lexo më shumë