Urime të gjithë qytetarëve të Therandës për një fillim të mbarë të Ndërtimit të Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.
Diga e Liqenit të Dragaçinës në Therandë, me vlerë të parashikuar investive prej rreth 40 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 13.1 milionë m3, tashmë është drejt realizimit.
Pas prezantimit të Studimit të Fizibilitetit, para zyrtarëve të MMPHI-së dhe qytetarëve të komunës së Therandës, kompania implementuese gjatë dëgjimit publik me qytetarët ka prezentuar të gjitha të gjeturat për këtë projekt vital për vendin.
Gjatë ditëve në vijim, pas inkorporimit të komenteve, do të dorëzohet projekti në Ministri, për të vazhduar më tej me hartimin e projektit kryesor dhe dizajnit. Kjo digë është njëra nga 5 digat e reja që po punohet me intensitet të lartë, dhe është investim i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.