Në samitit e organizuar në Bruksel, bashkë me këshilltarin Edison Mavraj, zhvilluam disa takim të frytshëm
Në kuadër të samitit të organizuar në Bruksel, bashkë me këshilltarin Edison Mavraj, zhvilluam një takim e bashkëbisedim të frytshëm me znj. Magda Kopczyńska, drejtoreshën gjenerale për mobilitet dhe transport (DG MOVE), si dhe Mona Björklund, drejtoreshën për koordinim të politikave (DG MOVE), nga Komisioni Evropian.
Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përfshirjen e Kosovës në rrjetin e TEN-T, projektet infrastrukturore hekurudhore që janë në implementim nëpërmjet fondeve të Bashkimit Evropian, si dhe në veçanti për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, rrjedhimisht për përfitimet ekonomike për Kosovën dhe Shqipërinë, ashtu si për të gjithë rajonin.
U dakorduam që të vazhdojmë takimet koordinuese rreth synimeve të përbashkëta që i kemi.