Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Leposaviq ka mbajtur Dëgjimin Publik lidhur me shpronësimin
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot me datë 15 Shkurt, 2023 prej 10:30 deri më 13:30, ka mbajtur Dëgjimin Publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Leposaviqit.
Dëgjimi publik është mbajtur marrë parasysh Vendimin Nr.02/124, të datës 02.02.2023, për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes nacional të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, për Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq si dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.
Pjesëmarrja e banorëve në Dëgjimin Publik zgjoi interesim të madh nga qytetarët, me ç’rast Departamenti i Shpronësimit, përkitazi Ma.Sc.Afrim Murati, drejtori i Departamentit të Shpronësimit të MMPHI-së, prezantoi para qytetarëve, të gjitha procedurat e shpronësimit dhe mbarëvajtjen e procesit. Secilit banorë apo palë, i’u dha mundësija që të shprehin komentet e tyre ndërlidhur me shpronësimin e propozuar për çështje që janë në interes të banorëve të kësaj Komune e që ndërlidhen me realizimin e projekteve infrastrukturore, nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Duke u mbështetur në nenin 9, Departamenti i Shpronësimit, ka caktuar mbajtjen e ardhshme të Dëgjimeve Publike lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës Zubin Potok, me Datë 21 Shkurt 2023, Ora 10:30, në Sallën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, përkatësisht për zonat kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm