MMPHI ka mbajtur degjim publik për shpronësim në Obiliq
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me datë 22 shkurt 2023 nga ora 10:30 deri 12:30 në sallën e Kuvendit Komunal të Obiliqit ka mbajtë Dëgjimin Publik për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit ‘’Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’’ për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK-sh.a), Zona Kadastrale Kryshevc, Komuna Obiliq.
Dëgjimi Publik është mbajtur konform Vendimit Nr.07/121 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit ‘’Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’’ për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK-sh.a), Zona Kadastrale Kryshevc, Komuna Obiliq dhe Zona Kadastrale Fushë Kosovë, Komuna Fushë Kosovë.
Dëgjimi Publik zgjoi interesim të madh të qytetraëve të Komunës së Obiliqit, në të cilin Departamenti i Shpronësimit i njoftoj qyetarët me qëllimin e Projektit ‘’Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’’ dhe procedurat e shpronësimit, vlerësimit dhe kompensimit të pronave.
Pjesëmarrja e qytetarëve dhe pronarëve ishte e madhe dhe gjatë këtij Dëgjimi Publik nga qytetarët dhe përfaqësuesit e Komunës së Obiliqit u pranuan komentet në lidhje me projektin që do të realizohet nga Korporata Energjetike të Kosovës(KEK-sh.a në këtë Komunë.
Dëgjimi Publik u mbyll me sukses ndërsa me datë 23 shkurt 2023, Dëgjimi Publik i radhës që ndërlidhet me Projektin ‘’Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’’ do të mbahet në Komunën e Fushë Kosovës, për ZK Fushë Kosovë, duke filluar nga ora 10:30.