Lajmet

15 shkurt 2023

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Leposaviq ka mbajtur Dëgjimin Publik lidhur me shpronësimin

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot me datë 15 Shkurt, 2023 prej 10:30 deri më 13:30, ka mbajtur Dëgjimin Publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Leposaviqit.

 Dëgjimi publik është mbajtur marrë parasysh Vendimin Nr.02/124, të datës 02.02.2023, për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes nacional të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, për Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak  dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq si dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.

 

Pjesëmarrja e banorëve në Dëgjimin Publik zgjoi interesim të madh nga qytetarët, me ç’rast Departamenti i Shpronësimit, përkitazi  Ma.Sc.Afrim Murati, drejtori i Departamentit të Shpronësimit të MMPHI-së, prezantoi para qytetarëve, të gjitha procedurat e shpronësimit dhe mbarëvajtjen e procesit. Secilit banorë apo palë, i’u dha mundësija që të shprehin komentet e tyre ndërlidhur me shpronësimin e propozuar për çështje që janë në interes të banorëve të kësaj Komune e që ndërlidhen me realizimin e projekteve infrastrukturore, nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 

Duke u mbështetur në nenin 9, Departamenti i Shpronësimit, ka caktuar mbajtjen e ardhshme të Dëgjimeve Publike lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës Zubin Potok, me Datë 21 Shkurt 2023, Ora 10:30, në Sallën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, përkatësisht për zonat kadastrale:    Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm

Lista e pjesemarresve

Lexo dhe:

Njoftim mbi gjendjen e krijuar në rrugët e Kosovës pas reshjeve të shiut

Pas reshjeve të pa ndërprera të shiut dhe vërshimeve eventuale, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë dalur në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë duke u marrë masa për pastrimin e të gjitha rrugëve.

Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, janë në terren për pastrimin e akseve, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit.
 
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara që të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë të nevojshme. 
 
Ministria është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat, në mënyrë që në situata të tilla të jemi shumë më të përgatitur, dhe të përmirësojmë kapacitetet parandaluese dhe reaguese për situata të ngjajshme.
Lexo më shumë

MMPHI ka mbajtur degjim publik për shpronësim në Obiliq

 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me datë 22 shkurt 2023  nga ora 10:30 deri 12:30 në sallën e Kuvendit Komunal të Obiliqit ka mbajtë Dëgjimin Publik për shpronësim për interes publik të  pronave të paluajtshme të   pronarëve  dhe zotëruesve të interesit të  cilat preken nga realizimi i Projektit ‘’Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’’  për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK-sh.a),  Zona Kadastrale Kryshevc, Komuna Obiliq.

 

Dëgjimi Publik është  mbajtur konform Vendimit Nr.07/121 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të  pronave të paluajtshme të   pronarëve  dhe zotëruesve të interesit të  cilat preken nga realizimi i Projektit ‘’Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’’  për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK-sh.a),  Zona Kadastrale Kryshevc, Komuna Obiliq dhe  Zona Kadastrale  Fushë Kosovë,  Komuna Fushë Kosovë.

 

Dëgjimi Publik zgjoi interesim të madh  të qytetraëve të Komunës së Obiliqit, në të cilin Departamenti i Shpronësimit i njoftoj qyetarët me qëllimin e Projektit ‘’Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’’  dhe procedurat e shpronësimit, vlerësimit dhe kompensimit të pronave.

 

Pjesëmarrja e qytetarëve dhe pronarëve ishte e madhe  dhe gjatë  këtij Dëgjimi  Publik nga qytetarët dhe përfaqësuesit e Komunës së Obiliqit  u pranuan komentet  në lidhje me projektin që do të realizohet nga Korporata Energjetike të Kosovës(KEK-sh.a në këtë Komunë.

 

Dëgjimi Publik u mbyll me sukses ndërsa me datë 23 shkurt 2023, Dëgjimi Publik i radhës që ndërlidhet me Projektin ‘’Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’’   do të mbahet në Komunën e Fushë Kosovës, për ZK Fushë Kosovë, duke filluar nga ora 10:30.

Lista e pjesëmarrësve ne Obiliq

Lexo më shumë