Njoftim mbi gjendjen e krijuar në rrugët e Kosovës pas reshjeve të shiut
Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, janë në terren për pastrimin e akseve, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara që të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë të nevojshme.
Ministria është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat, në mënyrë që në situata të tilla të jemi shumë më të përgatitur, dhe të përmirësojmë kapacitetet parandaluese dhe reaguese për situata të ngjajshme.