Lajmet

25 mars 2024

Tashmë janë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të Rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc

Tashmë janë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të Rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc.
Rruga është me katër korsi, e ndarë në 4 llote, dhe përshkon gjatësi totale prej 12.8 km, rrugë e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillim ekonomik të vendit.
Po e realizojmë edhe një zotim tjetër.

Lexo dhe:

Po e Shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Meteorologjisë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përherë në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve, tanimë me shkencë të avancuar dhe në veprim ndaj ndryshimeve klimatike.
Drejt digjitalizimit dhe raportimit automatik të plotë të të dhënave në kohë reale për të gjithë territorin, duke i hapur rrugë zhvillimit të një sistemi për paralajmërim të hershëm.
Lexo më shumë

Sot në hapësirat e Ministrisë, bashkë me zëvendës-ministrin Durmishi dhe kolegë, pritëm në takim delegacionin nga Shkodra, nënkryetarin e bashkisë së Shkodrës, Onid Bejleri, si dhe drejtorin e Urbanizmit në Shkodër, Taulant Dibra

Sot në hapësirat e Ministrisë, bashkë me zëvendës-ministrin Durmishi dhe kolegë, pritëm në takim delegacionin nga Shkodra, nënkryetarin e bashkisë së Shkodrës, Onid Bejleri, si dhe drejtorin e Urbanizmit në Shkodër, Taulant Dibra.
Diskutuam për hapat e mëtutjeshëm rreth jetësimit të projektit të përbashkët të ndërtimit të hekurudhës, që përmes Gjakovës dhe Shkodrës, e lidhim Prishtinën dhe Durrësin, e po ashtu edhe për projekte të tjera infrastrukturore të përbashkëta që i kemi.
Do të vijojmë me të tjera investime për projekte strategjike e kombëtare, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim se ku jetojnë.
Lexo më shumë