Lajmet
Sot në hapësirat e Ministrisë, bashkë me zëvendës-ministrin Durmishi dhe kolegë, pritëm në takim delegacionin nga Shkodra, nënkryetarin e bashkisë së Shkodrës, Onid Bejleri, si dhe drejtorin e Urbanizmit në Shkodër, Taulant Dibra
Sot në hapësirat e Ministrisë, bashkë me zëvendës-ministrin Durmishi dhe kolegë, pritëm në takim delegacionin nga Shkodra, nënkryetarin e bashkisë së Shkodrës, Onid Bejleri, si dhe drejtorin e Urbanizmit në Shkodër, Taulant Dibra.
Diskutuam për hapat e mëtutjeshëm rreth jetësimit të projektit të përbashkët të ndërtimit të hekurudhës, që përmes Gjakovës dhe Shkodrës, e lidhim Prishtinën dhe Durrësin, e po ashtu edhe për projekte të tjera infrastrukturore të përbashkëta që i kemi.
Do të vijojmë me të tjera investime për projekte strategjike e kombëtare, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim se ku jetojnë.