U shënua Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit
Me rastin e 22 Majit, “Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, INDEP-KSDW, OJQ “Era”, shënuan Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit në fshatin Mushnikovë, Komuna Prizrenit.
Nën moton botërore “Nga Marrëveshja në Veprim: Rindërtoni Biodiversitetin” në këtë punëtori u paraqiten prezantime si:
- Prezantim nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës për “Rezervatet Strikte”;
- Prezantim nga DAPK “Sharri” për gjendjen e përgjithshme të Parqeve Kombëtare, sfidat kryesore në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe veprimet e nevojshme për ruajtjen e biodiversitetit,
- Prezantim me studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Shkencave Matematike- Natyrore, Drejtimi Biologji prezantuan:
ü Biodiversiteti i Kosovës;
ü Konservimi i Biodiversitetit në Kosovë;
ü Kush po e rrezikon Biodiversitetin e Kosovës?
- Prezantim nga studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, prezantuan: Temën sipas motos botërore për 22 maj 2023 “Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit”
- Nga Marrëveshja në Veprim: Rindërtoni Biodiversitetin”.
- Prezantim të vizatimeve-punimeve nga nxënësit e SHFMU-së “Mushnikova” për biodiversitetin në Kosovë.
- Prezantim - Nxënësit nga IAAP “Ymer Prizreni”në Prizren, nxënës të drejtimeve Hoteleri dhe Agrobiznes prezantuan:
- Biodiversiteti i mjedisit dhe agroturizmit në regjionin e Prizrenit
Për prezantimet e paraqitura studentëve ju dhurua Libri i Kuq i Faunës dhe Atllasi i Bimëve të Kosovës nga MMPHI.
Gjithashtu u realizuar me pjesëmarrësit ecje në natyrë tek “Shtegu i Kaprollit”- Mushnikovë dhe u vazhdua me debate dhe ligjërata mbi: Biodiversitetin e Parkut Kombëtar “Sharri”, llojeve strikte të mbrojtura dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve të natyrës.
Agjenda do të vazhdojë me aktivitete në kuadër të edicionit të 6-të KSDW - Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë nga 14-30 maj 2023.