Sot, z.Aliu minister i Ministrise se Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukture priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë, Ambasadoren Heleni Vakali. Ambasadores i uroi mirëseardhje, njëherazi i uroi për detyrën e saj. Në kuadër të këtij takimi ministri Aliu e njoftoj me punën dhe angazhimin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe u diskutua në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve, si në nivelin politik, ashtu edhe atë ekonomik.
Në frymën e thellimit të bashkëpunimit, potencuam vullnetin e të dyja vendeve për çështje me interes të përbashkët, me ç’rast u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë të mundshëm për projekte që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, si dhe përkushtimin tonë që t’i zgjerojmë dhe intensifikojmë raportet në të gjitha fushat, në veçanti vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.