Me inicim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u miratua vendimin për shpronësimin e “Damperit” në Suharekë
Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, me inicim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u miratua vendimin për shpronësimin e “Damperit” në Suharekë.
Me paratë e shpronësimit do të kompensohen ish-punëtorët e ish-fabrikës ‘’Ballkani", që për shumë vite kanë pritur realizimin e së drejtës së tyre.
Për më shumë, ish-hapësira e “Damperit”, tashmë i kalon FSK-së.