Shënohet 20 vjetori i themelimit të Institutit për Planifikim Hapësinor
Me rastin e shënimit të 8 Nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve” dhe njëzet vjetorit të themelimit të Institutit për Planifikim Hapësinor u organizua tubim me kolegë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të institucioneve që kontribuuan në themelimin dhe ndërtimin e Institutit për Planifikim Hapësinor.
Ky aktivitet tashmë i shndërruar në ngjarje tradicionale për sektorin e planifikimit hapësinor, për disa vite me radhë është shfrytëzuar për të trajtuar tema nga më të ndryshmet që lidhen me fushën e planifikimit hapësinor. Këtë vit, tema kryesore ishte Instituti për Planifikim Hapësinor, i cili shënon njëzet vjetorin e themelimit të tij. Në kuadër të manifestimit ishin të ftuar bashkëpunëtorë, ish kolegë dhe përfaqësues të institucioneve që në mënyra të ndryshme kanë ndikuar në zhvillimin e Institut.
Pjesa qendrore e manifestimit ishte video e përgatitur nga vet Instituti, e cila në përbërjen e vet kishte foto dhe video materiale nga ngjarje dhe momente të ndryshme që e kanë karakterizuar punën e deritashme të Institutit.
Manifestimi u mbyll me fjalë rasti nga protagonistët, të cilët në forma të ndryshme ishin pjesë e procesit të zhvillimit të Institutit.
Për të gjithë pjesëmarrësit, në fund të manifestimit u organizua koktej rasti pjesë e të cilit ishte edhe Ministri Aliu, që e bëri urimin formal të 20 vjetorit të themelimit të Institutit, duke shprehur edhe gatishmërinë për fuqizimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të tij.