Lajmet

17 maj 2023

Pritet shumë shpejt të hapen procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re në Badovc

Ministri Aliu premtoi se brenda pak javëve do të hapen procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re në Badovc. Punimet në Bypass po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet intensivisht në asfaltim, rrjedhimisht përmes kontratës së mirëmbajtjes investive ky Bypass do të jetë i asfaltuar dhe gati për lëvizje të automjeteve.

Pas formimit të Komisionit Profesional nga MMPHI, është bërë vlerësimi se në aksin rrugor Prishtinë - Gjilan, tek ura e Badovcit, e cila njëherit përballon një fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, e që për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë, kemi marrë vendimin që këtë urë ta mbyllim përkohësisht, deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re.

Lexo dhe:

Fillon punën Impianti për trajtimin e Ujërave të zeza në Gjakovë


Pas Prizrenit dhe Pejës, tani po e fillon punën edhe Impianti i 3-të në Gjakovë.

Sot, ministri z.Liburn Aliu së bashku me Kryeministrin e vendit z. Albin Kurti, morëm pjesë në inaugurimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë.

Financimi i ndërtimit të ITUN-it në Gjakovë, është pjesë e kornizës së bashkëpunimit zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Implementuar përmes Bankës për Zhvillim (KfW) dhe Konfederatës Zviceranë përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), si dhe nga kontributi vetanak i Komunës së Gjakovës.

 

Lexo më shumë

U shënua Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

 Me rastin e 22 Majit, “Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, INDEP-KSDW, OJQ “Era”, shënuan Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit në fshatin Mushnikovë, Komuna Prizrenit.

 

Nën moton botërore “Nga Marrëveshja në Veprim: Rindërtoni Biodiversitetin” në këtë punëtori u paraqiten prezantime si:

  • Prezantim nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës për “Rezervatet Strikte”;
  • Prezantim nga DAPK “Sharri” për gjendjen e përgjithshme të Parqeve Kombëtare, sfidat kryesore në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe veprimet e nevojshme për ruajtjen e biodiversitetit,
  • Prezantim me studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Shkencave Matematike- Natyrore, Drejtimi Biologji prezantuan:

ü  Biodiversiteti i Kosovës;

ü  Konservimi i Biodiversitetit në Kosovë;

ü  Kush po e rrezikon Biodiversitetin e Kosovës?

  • Prezantim nga studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, prezantuan: Temën sipas motos botërore për 22 maj 2023 “Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit”

          - Nga Marrëveshja në Veprim: Rindërtoni Biodiversitetin”.

  • Prezantim të vizatimeve-punimeve  nga nxënësit e SHFMU-së “Mushnikova” për biodiversitetin në Kosovë.
  • Prezantim - Nxënësit nga IAAP “Ymer Prizreni”në Prizren, nxënës të drejtimeve Hoteleri dhe Agrobiznes prezantuan:   

      - Biodiversiteti i mjedisit dhe agroturizmit në regjionin e Prizrenit

Për prezantimet e paraqitura studentëve ju dhurua Libri i Kuq i Faunës dhe Atllasi i Bimëve të Kosovës nga MMPHI.

Gjithashtu u realizuar me pjesëmarrësit ecje në natyrë tek “Shtegu i Kaprollit”- Mushnikovë dhe u vazhdua me debate dhe ligjërata mbi: Biodiversitetin e Parkut Kombëtar “Sharri”, llojeve strikte të mbrojtura dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve të natyrës.

Agjenda do të vazhdojë me aktivitete në kuadër të edicionit të 6-të KSDW - Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë nga 14-30 maj 2023.

Lexo më shumë