Inspektorati i MMPHI, Njësiti për Hetimin e Krimeve Mjedisore, zyrtarët e PK “Bjeshkët e Nemuna", inspektuan Bjeshkët e Strellcit
Inspektorati i MMPHI, Njësiti për Hetimin e Krimeve Mjedisore, zyrtarët e PK “Bjeshkët e Nemuna", në kuadër të aktiviteteve të Task Forces së Gjelbër inspektuan disa ndërtime ilegale në Bjeshkët e Strellcit.
Gjatë inspektimit janë hasur makineri e pajisje të ndryshme duke ushtruar veprimtari ilegale, përkatësisht gërmim dhe përgatitje të terrenit për ndërtim në prona publike.
Për të adresuar këto shkelje, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme me ç'rast: makineritë janë sekuestruar me urdhrin e prokurorit, dhe në bashkëpunim me policinë, janë ngritur kallëzime penale ndaj individëve të përfshirë.
MMPHI është e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore dhe do të vazhdojë të ndjekë me rigorozitet çdo rast të shkeljes së ligjit për të siguruar kështu ruajtjen e resurseve të vendit tonë.