Lajmet

29 gusht 2024

Inspektorati i MMPHI, Njësiti për Hetimin e Krimeve Mjedisore, zyrtarët e PK “Bjeshkët e Nemuna", inspektuan Bjeshkët e Strellcit

Inspektorati i MMPHI, Njësiti për Hetimin e Krimeve Mjedisore, zyrtarët e PK “Bjeshkët e Nemuna", në kuadër të aktiviteteve të Task Forces së Gjelbër inspektuan disa ndërtime ilegale në Bjeshkët e Strellcit.

Gjatë inspektimit janë hasur makineri e pajisje të ndryshme duke ushtruar veprimtari ilegale, përkatësisht gërmim dhe përgatitje të terrenit për ndërtim në prona publike.

Për të adresuar këto shkelje, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme me ç'rast: makineritë janë sekuestruar me urdhrin e prokurorit, dhe në bashkëpunim me policinë, janë ngritur kallëzime penale ndaj individëve të përfshirë.

MMPHI është e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore dhe do të vazhdojë të ndjekë me rigorozitet çdo rast të shkeljes së ligjit për të siguruar kështu ruajtjen e resurseve të vendit tonë.

Lexo dhe:

Në mbledhjen e 218-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pesë (5) zonave kadastrale në Graqanicë

Në mbledhjen e 218-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës miratuam propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pesë (5) zonave kadastrale në Graqanicë, me qëllim të ndërtimit të Qendrës Rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromë down dhe aftësi të kufizuara për fëmijë, të rritur dhe të moshuar.

Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt dhe stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre. Ndërtimi i këtij kompleksi është një hap i rëndësishëm drejt integrimit dhe përkrahjes së të gjithë individëve në nevojë, gjithnjë duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë.

 

Lexo më shumë