Lajmet

05 shkurt 2024

Hartimi dhe përgatitja e gjashtëmbëdhjetë (16) projektligjeve kyçe, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2024

Në vijim të angazhimeve legjislative për vitin 2024, kemi parashikuar të ndërmarrim hapat e nevojshëm për hartimin dhe përgatitjen e gjashtëmbëdhjetë (16) projektligjeve kyçe, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Këto propozime ligjore, të cilat gëzojnë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit tonë, e për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, do t'i nënshtrohen miratimit në Qeveri dhe më pas do të paraqiten për shqyrtim dhe aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi ynë është që të gjitha këto projektligje të miratohen brenda afatit të përcaktuar, deri në përfundim të vitit 2024, për të siguruar zbatimin efektiv në përputhje me prioritetet dhe objektivat tona.

 

Lexo dhe:

Takimi i parë i Sekretariatit të Këshillit për Ndryshime Klimatike për vitin 2024

Për këtë vit, Sekretariati ka vendosur në fokus:

• zbatimin e ligjit,

• masat e zbutjes dhe përshtatjes, si dhe

• ngritjen e kapaciteteve të brendshme.

Me Ligjin për Ndryshime Klimatike tashmë në fuqi, jemi angazhuar menjëherë për zbatimin e tij. Sekretariati është duke u koordinuar edhe me partnerë e donatorë, për të përfunduar Planin për Energji dhe Klimë, NDC-në vullnetare, e për të filluar punën për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.

UNDP Kosovo

USAID Kosovo

European Union in Kosovo

GIZ Kosovo

German Embassy Pristina

Embassy of Japan in Kosovo

Lexo më shumë

Drejt një menaxhimi më efikas të përmbytjeve dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Kosovë

Hap pas hapi, drejt një menaxhimi më efikas të përmbytjeve dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Në kontekstin e mbrojtjes nga vërshimet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, po angazhohemi maksimalisht në hartimin e Planeve të Menaxhimit të Rrezikuar nga Vërshimet.

Tashmë kemi përfunduar studimin përmes teknologjisë më të avancuar LIDAR për një zonë prej rreth 351 km², si pjesë e projektit për "Hartat e zonave me rrezikshmëri nga përmbytjet dhe hartat e nivelit të rrezikshmërisë së përmbytjeve", për të gjitha pellgjet lumore në Kosovë.

Po ashtu, kemi përfunduar Vlerësimin Paraprak të Rrezikut nga Vërshimet, i cili është burimi kryesor i informacionit për hartat e rrezikut dhe rrezikshmërinë nga vërshimet, mozaikun e Ortofotove, si dhe Hartat e rrezikshmërisë nga vërshimet për zonën e Lepencit dhe Plavës, Moravës së Binces dhe Ibrit.

Lexo më shumë