Hartimi dhe përgatitja e gjashtëmbëdhjetë (16) projektligjeve kyçe, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2024
Në vijim të angazhimeve legjislative për vitin 2024, kemi parashikuar të ndërmarrim hapat e nevojshëm për hartimin dhe përgatitjen e gjashtëmbëdhjetë (16) projektligjeve kyçe, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Këto propozime ligjore, të cilat gëzojnë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit tonë, e për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, do t'i nënshtrohen miratimit në Qeveri dhe më pas do të paraqiten për shqyrtim dhe aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Qëllimi ynë është që të gjitha këto projektligje të miratohen brenda afatit të përcaktuar, deri në përfundim të vitit 2024, për të siguruar zbatimin efektiv në përputhje me prioritetet dhe objektivat tona.