Vazhdojnë punimet për hartimin e Udhëzimeve Administrative të Agjencionit Kadastral të Kosovës
Vazhdojnë punimet efikase në punëtorinë për hartimin e Udhëzimeve Administrative të Agjencionit Kadastral të Kosovës
Sot, në sesionin e punës për hartimin e Udhëzimeve Administrative për Ligjin e Kadastrës së Pronës së Paluajtshme, bashkë me drejtorin e AKK-së(Agjencia Kadastrale e Kosovës), Avni Ahmeti, dhe kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilluam një diskutim të hollësishëm mbi progresin e punës, duke përfshirë trajtimin e Udhëzimeve Administrative, me qëllim të finalizimit të tyre brenda një afati të shkurtër kohor.
Ritmi i punës dhe planet ambicioze të AKK-së, në kuadër të MMPHI-së, për përfundimin e 11 udhëzimeve deri në mars janë njëherit rezultat i një bashkëpunimi dhe pune të mirëfilltë. Këto udhëzime shërbejnë për një reformë rrënjësore në sektorin e kadastrës, dhe besojmë se përkushtimi jonë po krijon kushte të favorshme për themelimin e një sistemi kadastral të rregullt e të saktë, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.