Lajmet

12 janar 2023

Takim tejet i rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Ripërtëritshme (IRENA), z.Francesco La Camera

Gjatë takimit theksova se qëndrojmë këmbëngulës drejtë synimit tonë për anëtarësim në (IRENA), pasi që ambiciet tona për dekarbonizimin i kemi të përbashkëta, dhe ato lidhen ngushtë me zhvillimin e industrisë për Energji të Ripërtëritshme. 

 

Për më shumë, potencova se Kosova është partner proaktiv dhe konstruktiv, dhe se kërkojmë bashkëpunim të bazuar në vlerat e BE-së, që do të mundësojnë përparimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës. Z. La Camera, shprehu se është i gatshëm që ta ndihmojë Kosovën, për përgatitjet teknike të nevojshme, në mënyrë që të kemi tranzicionin e duhur drejt industrisë së Energjisë së Ripërtëritshme.

Lexo dhe:

Po prvi put, delegacija Republike Kosovo učestvuje na Konferenciji COP27, u okviru Okvirne konvencije Ujedinjenih nacija o klimatskim promenama (UNFCCC) u Egiptu. Prvu delegaciju Republike Kosovo predvodi ministar g-din Liburn Aliu, poslanik i predsedavajući Odbora za životnu sredinu g-đa Fitore Pacoli-Dalipi i g-din Kenan Tora, diplome Ministarstva inostranih poslova i dijaspore . Podršku prvoj delegaciji iz Republike Kosovo su g. Agim Mazreku, angažovan od strane UNDP-a kao analitičar politike životne sredine za Međuministarski savet za klimatske promene i g. Stefan Mager iz nemačkog GIZ-a.

Me znj. Lührmann, patëm një bashkëbisedim konstruktiv e të frytshëm për një gamë të gjerë temash, përfshirë pjesëmarrjen e Kosovës në COP27 dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, pasi që vit pas viti përballemi me vërshime, thatësira, e zjarre, si dhe në veçanti për mbështetjen ndaj Kosovës për qasje në mekanizma dhe procese të UNFCCC. 

 

Theksova se po angazhohemi që politikat qëndrore të Republikës së Kosovës të jenë në përputhje me strategjitë kombëtare dhe agjendën e gjelbër të Bashkimit Evropian, si dhe për dekarbonizimin deri në vitin 2050 përmes një tranzicioni të drejtë energjetik e mjedisor, brenda kornizës së ekonomisë qarkore. 

 

Në këtë takim riafirmuam partneritetin e ngushtë që e kemi me Gjermaninë, dhe shpreha mirënjohjen time për përkrahjen dhe kontributin e tyre të pakursyer, veçanërisht për ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, për Energji dhe Klimë. 

Lexo më shumë

Ministri Aliu takon Ministren e Mjedisit, Klimës dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Luksemburgut, znj. Joelle Welfring

Biseduam për zhvillimin e projekteve me energji të pastër, për funksionalizimin e ekonomisë qarkore, e cila siguron rritje ekomomike, krijime të vendeve të punës dhe mbrojtje të mjedisit, si dhe për marrëdhëniet tona dypalëshe, se si t'i forcojmë ato edhe më tej.

Në takim theksova se qëllimi final i pjesëmarrjes së Kosovës është që të anëtarësohemi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara, rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në procese, mekanizma dhe fonde të UNFCCC.

Lexo më shumë