Lajmet

12 janar 2023

Ministri Aliu takon Ministren e Mjedisit, Klimës dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Luksemburgut, znj. Joelle Welfring

Biseduam për zhvillimin e projekteve me energji të pastër, për funksionalizimin e ekonomisë qarkore, e cila siguron rritje ekomomike, krijime të vendeve të punës dhe mbrojtje të mjedisit, si dhe për marrëdhëniet tona dypalëshe, se si t'i forcojmë ato edhe më tej.

Në takim theksova se qëllimi final i pjesëmarrjes së Kosovës është që të anëtarësohemi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara, rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në procese, mekanizma dhe fonde të UNFCCC.

Lexo dhe:

Takim tejet i rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Ripërtëritshme (IRENA), z.Francesco La Camera

Gjatë takimit theksova se qëndrojmë këmbëngulës drejtë synimit tonë për anëtarësim në (IRENA), pasi që ambiciet tona për dekarbonizimin i kemi të përbashkëta, dhe ato lidhen ngushtë me zhvillimin e industrisë për Energji të Ripërtëritshme. 

 

Për më shumë, potencova se Kosova është partner proaktiv dhe konstruktiv, dhe se kërkojmë bashkëpunim të bazuar në vlerat e BE-së, që do të mundësojnë përparimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës. Z. La Camera, shprehu se është i gatshëm që ta ndihmojë Kosovën, për përgatitjet teknike të nevojshme, në mënyrë që të kemi tranzicionin e duhur drejt industrisë së Energjisë së Ripërtëritshme.

Lexo më shumë

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për realizimin e projektit për Ndërtimin e Teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komunës së Prizrenit dhe SwissContact për realizimin e projektit për Ndërtimin e Teleferikut në Kalanë e Prizrenit. 

U pajtuam që të bashkëpunojmë në zhvillimin e projektit “Ndërtimi i teleferikut në Kalanë e Prizrenit” me qëllim të zhvillimit të sektorit të turizmit në Prizren, kështu duke u zotuar se do të angazhohemi që të kontribuojmë sipas kompetencave që i kemi për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin e Prizrenit.

U pajtuam që gjatë implementimit të këtij memorandumi, të shkëmbejmë informacione dhe të takohemi rregullisht të paktën një (1) here në muaj për të vlerësuar dinamikat e zbatimit të memorandumit.

Lexo më shumë