Takim tejet i rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Ripërtëritshme (IRENA), z.Francesco La Camera
Gjatë takimit theksova se qëndrojmë këmbëngulës drejtë synimit tonë për anëtarësim në (IRENA), pasi që ambiciet tona për dekarbonizimin i kemi të përbashkëta, dhe ato lidhen ngushtë me zhvillimin e industrisë për Energji të Ripërtëritshme.
Për më shumë, potencova se Kosova është partner proaktiv dhe konstruktiv, dhe se kërkojmë bashkëpunim të bazuar në vlerat e BE-së, që do të mundësojnë përparimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës. Z. La Camera, shprehu se është i gatshëm që ta ndihmojë Kosovën, për përgatitjet teknike të nevojshme, në mënyrë që të kemi tranzicionin e duhur drejt industrisë së Energjisë së Ripërtëritshme.