DEPARTAMENTI I PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, NDËRTIMIT DHE BANIMIT
Divizioni i ndërtimit
Rreth Divizionit
Divizioni për Ndërtim është pjesë e Departamentit të Planifikimit Hapësinorë, Ndërtimit dhe Banimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Divizioni i Ndërtimit është përgjegjës për bërjen e politikave përmes hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar për Fushën e Ndërtimit duke përfshire legalizimin e ndërtimeve të ndërtuara pa leje, efiçiencën e energjisë në ndërtesa, rregullimin e profesioneve të fushës së ndërtimit si dhe çështje të tjera.
Detyrat dhe përgjegjësite e divizionit për ndërtim:
- Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave/strategjive në fushën e ndërtimit;
- Zhvillon fushen e ndertimit permes hartimit te rregulloreve teknike konform standardeve dhe normave te Bashkimit Evropian;
- Propozon politika/strategji ne caktimin e kritreve dhe lehetesimin e procedurave per leje ndertimore per nivelin lokal dhe qendror;
- Shqyrton kerkesat per leje ndertimore, leje per rrenim dhe certifikate te perdorimit per ndertimet e kategorisë se trete;
- Miraton Taksat Administrative për Leje Ndërtimore në baza vjetore të nivelit lokal dhe percakton ato te nivelit qendror;
- Krijon politika per rregullimin e profesioneve te fushës se ndërtimit. Themelon dhe mbikqyre ne vazhdimesi punen e odave si dhe procesin e licencimit të profesionisteve në fushën e ndërtimit;
- Propozon politika/strategji ne procesin e legalizimit ne nivel vendi;
- Udheheqe dhe koordinon procesin e legalizimit;
- Pranon dhe shqyrton kerkesat per leje te legalizimit per ndertimet e kategorisë se trete;
- Menaxhon me bazen e te dhenave per legalizim ne nivel vendi;
- Zhvillon politikat/strategjitë ne fushën e eficiencës energjetike ne ndërtesa;
- Siguron zbatimin e Ligjit për Performancën e Energjetike ne Ndërtesa si dhe mbikëqyr dhe bashkërendon masat zbatuese për performancën energjetike të ndërtesave;
- Administron procesin e certifikimit energjetik ne ndërtesa dhe menaxhon regjistrin Kombëtare për performancën energjetike ne ndërtesa.
- Bashkëpunon me Komunat dhe institucionet tjera me qellim te implementimit te ligjeve ne fushen e ndertimit;
- Përcjellë punën, realizon kontakte dhe bashkëpunon me organizata ndërkombëtare, agjenci të specializuara si dhe organizata të tjera, me qëllim të këmbimit të përvojave lidhur me zhvillimin e fushës së ndërtimit;
Procesi i Licensimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të përgjegjësive të veta ligjore, planifikon që përmes fuqizimit të projektligjit për odën e arkitekteve dhe odën e inxhinierëve në fushën e ndërtimit të rregulloj profesionet të cilët operojnë në fushën e ndërtimit.
Me këtë projektligj themelohet Oda e Arkitektëve dhe Oda e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit si dy Oda të pavarura të cilat ushtrojnë kompetenca të caktuara publike. Rregullohet anëtarësimi, përcaktohet selia, statusi i tyre, roli dhe fusheveprimia e odave, mënyra e financimit te Odës, profesionet, licencat, përgjegjësitë disiplinore dhe edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të fushës së ndërtimit.