DEPARTAMENTI PËR INTEGRIM EVROPIAN DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE

Divizioni për koordinim të politikave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë:

  • Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë në mes tyre dhe me dokumentet e tjera qeveritare;
  • Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept dokumenteve për legjislacion;
  • Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;
  • Siguron tëdhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij te insitucionet relevante;
  • Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të ministrisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave, raporton të Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin  për  Koordinim të Politikave, është tre(3).