DEPARTAMENTI PËR INTEGRIM EVROPIAN DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE

Divizioni i integrimit Evropian

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Integrimit Evropian janë të:

Ofron mbështetje në hartimin strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i ministrisë;

  • Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike;
  • Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe raporton te institucionet relevante;
  • Koordinon asistencën e IPA-së dhe asistencën e jashtme bilateral dhe multiraterale për aktivitetet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë;
  • Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve;
  • Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis të BE-së si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PVPE, integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;
  • Ofron mbështetje në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet qëndërlidhen me fushëveprimtarinë e Ministrisë.

Udhëheqësi i Diviziont për Integrime Evropiane raporton të Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.

Numri i të punësuarve në Divizionin  për Integrime Evropiane eshte  tre (3).