DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJËRAVE

Divizioni për mbeturina dhe kimikate

Detyrat dhe përgjegjësitë

Në përputhje me nenin 10 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MMPH, detyrat dhe përgjegjësitë e divizionit për mbeturina dhe kimikate janë:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në lëmin e administrimit të mbeturinave, kimikateve dhe produkteve biocide;
  • Propozon, harton dhe percjell zbatimin e legjislacionit në lëmin e administrimit të mbeturinave, kimikateve dhe produkteve biocide, në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me legjislacionin BE-së;
  • Përgatitë metodologji dhe udhëzime lidhur me administrimin e mbeturinave, kimikateve dhe produketeve biocide, përshtatshmërisht legjislacionit në fuqi;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e e procedurave dhe standardeve për licencim të administrimit të mbeturinave, si dhe të atyre për notifikim, autorizim dhe regjistrim të kimikateve dhe produkteve biocide;
  • Trajton kërkesat për licencim në administrimin e mbeturinave dhe përgatitë project-vendimin per licencim;
  • Trajton kërkesat për import, notifikim, autorizim dhe regjistrim etj. të kimikateve dhe produkteve biocide dhe përgatitë project vendimet përkatëse;
  • Ofron mbështetje, sipas kërkesës, në mbikëqyrjen mjedisore dhe administrimin e mbeturinave, kimikateve, produkteve biocide, si dhe në fushën e sigurisë nga rreziku prej tyre;
  • Analizon dhe harton raporte të rregullta dhe periodike mbi aktivitetet e zhvilluara;
  • Bashkëpunon me akterët relevantë për zhvillimin e aktiviteteve.

Kuadri ligjor për Kimikate dhe Mbeturina përbëhet nga:

  • Legjislacioni primar:
    • Ligji Nr. O4/L-060 për mbeturina, GZRK Nr. 17 / 29. 06. 2012;
    • Ligji NR. 04/L-197 per kimikate, GZRK Nr. 18 / 26. 03. 2014; dhe
    • Ligji NR. 03/L-119 për produktet biocide, GZRK Nr.55/ 10.07. 2009.
  • Legjislacioni sekondar:
    • Nje (1) Rregullore: Rregullore e (MMPH) Nr.02/2015 për detergjentet;
    • Tridhjetë e pesë (35) Udhëzime Administrative, prej tyre tridhetë e dy (32) të MMPH-së; dhe tre (3) të QRK-së.
    • Shtatë (7) Vendime: prej tyre katër (7) të MMPH-së.
  • Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit:
    • Strategjia për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave 2019-2028
    • Plani i Veprimit për menaxhimin e mbeturinave 2019-2021

Udhëheqës i DMK-së është inxh. dipl. Enver Tahiri

Adresa: ish Pallati i Mediave “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1517, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 32709
E-mail: Enver.tahiri@rks-gov.net