DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJËRAVE

Divizioni për mbrojtjen nga ndotja industriale

Detyrat dhe përgjegjësitë

Në përputhje me nenin 10 të Rregullores (QRK) Nr.05/2017 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MMPH, Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin e Ndotjes Industriale janë:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive, planeve të veprimit dhe projekteve për fushën e vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe vlerësimit startegjik mjedisor (VSM), mbrojtjes së cilësisë së ajrit, ndryshimeve klimatike dhe mbështjellësit të ozonit, mbrojtjes nga ndotësit industrial, mbrojtjes nga zhurma, planifikimit në raste të aksidenteve mjedisore dhe çështjeve të tjera mjedisore për të cilat kërkohet angazhim;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për lëmit e cekura më lartë, në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me legjislacionin e BE-së;
  • Kryen aktivitetet profesionale dhe administrative lidhur me zbatimin e procedurave të VNM-ës, VSM-ës dhe Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të ndotjes.
  • Shqyrton aplikacionet dhe përgaditë propozim vendimet për Pëlqim Mjedisor, për Leje Mjedisore të Integruar (LMI) dhe Leje Mjedisore.
  • Përgatitë udhëzues për zbatimin më efikas të legjislacionit në fuqi për fushëveprimin e Divizionit.
  • Monitoron implementimin e të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare për mjedis dhe ndryshime klimatike dhe raporton përshtatshmërisht.
  • Përcjellë gjendjen mjedisore dhe koordinon aktivitetet për zbatimin e strategjive, planeve të veprimit në mjedis, programeve dhe projekteve për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
  • Bashkëpunon me akterët relevantë vendor dhe ndërkombëtar për zhvillimin e aktiviteteve.
  • Përgatit përgjigje dhe raporte me shkrim për kërkesat që kanë të bëjnë me lëmit e lartcekura.

Kuadri ligjor për Menaxhimin e Ndotjes Industriale përbëhet nga:

  • Legjislacioni primar:
    • Ligji Nr. 03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit, GZRK Nr. 50 / 6. 04.2009;
    • Ligji Nr.03/L-160 për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja. GZRK Nr. 67 / 29.03. 2010;
    • Ligji Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, GZRK Nr. 83 / 29. 10. 2010;
    • Ligji nr. 03/l-230 pёr Vlerësimin Strategjik Mjedisor, GZRK Nr.83 / 29.10;
    • Ligji Nr. 03/L-043 për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, GZRK Nr. 52 / 8. 05. 2009.
  • Legjislacioni sekondar:
    • Njëzet e kater (24) Udhëzime Administrative të MMPH-së dhe QRK-së.
  • Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit:
    • Strategjia për Cilësinë e Ajrit - 2013-2022;
    • Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit - 2018-2020;
    • Draft Strategjia për Ndryshime Klimatike - 2019-2028 dhe Plani i Veprimit për Ndryshime Klimatike - 2019-2021

Udhëheqëse e DMNI është inxh. dipl. Nezakete Hakaj,

Adresa: ish Pallati i Mediave “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1517, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 33 203
E-mail: nezakete.hakaj@rks-gov.net