Lajmet
Java e Europiane e Lëvizshmërisë
Përfitimet nga ecja dhe çiklizmi
Përfitimet shëndetësore
Përfitimet financiare
Lexo dhe:
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, priti në takim njoftues Sh.T. Ambasadorin e Japonisë për Kosovë, z. Iwama Kiminori
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, priti në
takim njoftues Sh.T. Ambasadorin e Japonisë për Kosovë, z. Iwama Kiminori. Ai
shprehu falënderimin e veçantë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shtetit të
Japonisë me Kosovën.
Ekspertiza e tyre përbën një vlerë të shtuar dhe është e mirëpritur për
Kosovën, duke shërbyer si garanci për hapa të qëndrueshëm drejt modernizimit të
infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit.
U dakorduam që të koordinohemi sa më mirë për
vizitën e një delegacioni të madh nga Japonia, i cili do të vijë në muajin
nëntor në Prishtinë, në kuadër të Konferencës së Bashkëpunimit Kosovë–Japoni.
Ministria jonë do të mirëpresë dhe përgatisë informata kyçe e prezantime,
sidomos për fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe transportit hekurudhor, si
dy sektorë me prioritet të lartë për ne.