Lajmet

16 shtator 2025

Sot u mbajt manifestimi në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (16–22 shtator)

Në manifestimin e mbajtur sot në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (16–22 shtator), ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës theksoi se gjatë pesë viteve të fundit prioritet ka qenë zhvillimi i mobilitetit të qëndrueshëm dhe transportit urban.
Ai veçoi tre shtylla kryesore të punës:
•Reformat ligjore dhe strategjike – miratimi i ligjit të ri për transportin, hartimi i strategjisë multimodale dhe fokusimi në zhvillimin e hekurudhave.
•Planifikimi hapësinor dhe bashkëpunimi me komunat – integrimi i transportit të qëndrueshëm, përkrahja e transportit publik më të përballueshëm dhe nxitja e biletave mujore me kosto të ulët.
•Projektet konkrete – investime në modernizimin e hekurudhave, përfundimi i linjave kryesore dhe miratimi i Sistemit Inteligjent të Transportit nga BE.
Ministri ftoi qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet e kësaj jave, me theks të veçantë në Ditën Ndërkombëtare pa Makina më 22 shtator, duke apeluar për më shumë ecje dhe përdorim të mjeteve të pastra, pasi transporti mbetet burim kryesor i ndotjes në vend.

Lexo dhe:

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, priti në takim partnerët kryesorë të Ministrisë në sektorin e mbeturinave

Sot, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, priti në zyrën e tij përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadës Gjermane, bankës KfW dhe agjencisë GIZ.

Gjatë diskutimit, palët ndanë dhe dakorduan qëndrimet për prioritetet në Ligjin e ri për Mbeturina, për projektet që lidhen me rehabilitimin e deponive si dhe për ndërtimin e qendrave të reja rajonale për ndarjen e mbeturinave.

Z. Durmishi theksoi se sektori i mbeturinave do të mbetet prioritet për Qeverinë dhe për të si Ministër. Ai shtoi se me reformën ligjore tashmë të nisur dhe me financimin që do të rritet, synohet një zbatim i qëndrueshëm dhe përmirësim i dukshëm në menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.

Lexo më shumë