Lajmet

25 shtator 2025

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, priti në takim njoftues Sh.T. Ambasadorin e Japonisë për Kosovë, z. Iwama Kiminori

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, priti në takim njoftues Sh.T. Ambasadorin e Japonisë për Kosovë, z. Iwama Kiminori. Ai shprehu falënderimin e veçantë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shtetit të Japonisë me Kosovën.
Ekspertiza e tyre përbën një vlerë të shtuar dhe është e mirëpritur për Kosovën, duke shërbyer si garanci për hapa të qëndrueshëm drejt modernizimit të infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit.

U dakorduam që të koordinohemi sa më mirë për vizitën e një delegacioni të madh nga Japonia, i cili do të vijë në muajin nëntor në Prishtinë, në kuadër të Konferencës së Bashkëpunimit Kosovë–Japoni.
Ministria jonë do të mirëpresë dhe përgatisë informata kyçe e prezantime, sidomos për fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe transportit hekurudhor, si dy sektorë me prioritet të lartë për ne.

Lexo dhe:

Java e Europiane e Lëvizshmërisë

Përfitimet nga ecja dhe çiklizmi

Përfitimet shëndetësore

Përfitimet financiare

 

Lexo më shumë

Reagim i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në lidhje me deklaratat e përsëritura gjatë fushatës zgjedhore lidhur me kompetencat e saj për dhënien e lejeve ndërtimore, sqaron opinionin publik si vijon:

Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim, kompetenca për lëshimin e lejeve ndërtimore është e ndarë sipas kategorive:

Për ndërtime të kategorisë I dhe II, kompetente për lëshimin e lejeve janë komunat, ndërsa për ndërtime të kategorisë III, kompetencën për lëshimin e lejeve e ka MMPHI.

Në kategorinë e I, bëjnë pjesë ndërtime të vogla, me ndikim minimal në mjedis dhe hapësirë si shtëpi individuale banimi, objekte të vogla ndihmëse si depo, stalla etj.

Në kategorinë e II, bëjnë pjesë ndërtime me rëndësi mesatare, që kanë ndikim më të madh në mjedis si pallate banimi kolektive dhe komplekse banesore; Objekte afariste, tregtare, hotele, shkolla, spitale komunale; 

Objekte prodhuese dhe industriale të mesme etj.

trada, hekurudha, aeroporte, porte; Hidrocentrale, termocentrale, Impiante të mëdha të trajtimit të ujërave, deponi rajonale; Objekte ushtarake dhe të sigurisë kombëtare; Projekte të mëdha industriale dhe energjetike dhe çdo gjë tjetër siç parashihet në dispozitën tek shtojca 1, i Ligjit nr.04/L-110 për Ndërtimin.

Roli i MMPHI, në raport me ndërtimet e kategorive I dhe II, është vetëm në kuadër të procedurave të ankesës, ashtu siç përcaktohet në Ligjin nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, konkretisht:

Në rast të refuzimit të kërkesës nga komuna, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në MMPHI.

MMPHI shqyrton ankesën dhe mund ta aprovojë ose ta refuzojë atë siç përcaktohet në Ligjin nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative. 

Komunat, nëse nuk pajtohen me vendimin e MMPHI-së, kanë të drejtë që brenda 30 ditëve të iniciojn procedurë për konflikt administrativ pranë gjykatës kompetente.

Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se MMPHI nuk lëshon leje ndërtimi për kategoritë I dhe II, por vetëm për kategorinë III, dhe ushtron kompetencat e saj ligjore vetëm në kuadër të trajtimit të ankesave administrative.

MMPHI fton të gjithë akterët politikë dhe publikë që të jenë të saktë në komunikimet e tyre, në mënyrë që qytetarët të informohen drejt mbi rolin dhe përgjegjësitë ligjore të institucioneve.

 

Lexo më shumë