Lajmet

09 nëntor 2023

Shënohet 20 vjetori i themelimit të Institutit për Planifikim Hapësinor

Me rastin e shënimit të 8 Nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve” dhe njëzet vjetorit të themelimit të Institutit për Planifikim Hapësinor u organizua tubim me kolegë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të institucioneve që kontribuuan në themelimin dhe ndërtimin e Institutit për Planifikim Hapësinor.

Ky aktivitet tashmë i shndërruar në ngjarje tradicionale për sektorin e planifikimit hapësinor, për disa vite me radhë është shfrytëzuar për të trajtuar tema nga më të ndryshmet që lidhen me fushën e planifikimit hapësinor. Këtë vit, tema kryesore ishte Instituti për Planifikim Hapësinor, i cili shënon njëzet vjetorin e themelimit të tij. Në kuadër të manifestimit ishin të ftuar bashkëpunëtorë, ish kolegë dhe përfaqësues të institucioneve që në mënyra të ndryshme kanë ndikuar në zhvillimin e Institut.

Pjesa qendrore e manifestimit ishte video e përgatitur nga vet Instituti, e cila në përbërjen e vet kishte foto dhe video materiale nga ngjarje dhe momente të ndryshme që e kanë karakterizuar punën e deritashme të Institutit. 

Manifestimi u mbyll me fjalë rasti nga protagonistët, të cilët në forma të ndryshme ishin pjesë e procesit të zhvillimit të Institutit.

Për të gjithë pjesëmarrësit, në fund të manifestimit u organizua koktej rasti pjesë e të cilit ishte edhe Ministri Aliu, që e bëri urimin formal të 20 vjetorit të themelimit të Institutit, duke shprehur edhe gatishmërinë për fuqizimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të tij.

Lexo dhe:

Pa qese plastike, për një mjedis të shëndetshëm për të gjithë!

  • Bashkë me Kryeministrin Kurti, po e vazhdojmë informimin dhe ndërgjegjësimin në dyqane, supermarkete dhe tregje për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, për t’i informuar të gjithë qytetarët për udhëzimin e ri administrativ, njëherit për t’u siguruar që po zbatohet legjislacioni i fundit ndaj zvogëlimit të përdorimit të qeseve të plastikës.

    Kështu e mbështesim jo thjesht vetëm një ndryshim ligjor, por e zgjedhim:

    Shëndetin e secilit prej nesh;
    🌳 Mjedisin e pastër; dhe
    Një mendësi të re pa qese të plastikës.

    Pa qese plastike, për një mjedis të shëndetshëm për të gjithë!
    ♻️ 
Lexo më shumë

U miratuan vendimet e shpronësimeve të pronave për realizimin e Deponive Sanitare për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta

Në mbledhjen e 172-të të Qeverisë, u miratuan vendimet e shpronësimeve të pronave për realizimin e Deponive Sanitare për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta, për këto regjione:
♻️ Regjionin e Prishtinës;
🏞 Regjionin e Prizrenit;
🟢 Regjionin e Gjilanit; si dhe
✅ Regjionin e Podujevës.
Lexo më shumë