Takim ndërmjet komisioneve profesionale për zbatimin e marrëveshjeve rrugore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi
Takim ndërmjet komisioneve profesionale për zbatimin e marrëveshjeve rrugore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi
Në Rozhajë, në takim bilateral me zëvendës kryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, z. Ervin Ibrahimović, për të diskutuar rreth zbatimit të projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bashkëbiseduam për angazhimet dhe prioritetet e qeverisjes tonë në çështje që lidhen me transportin. Në veçanti, zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë , për të cilat projekte, ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t'i shtyejmë përpara e t’i konkretizojmë.
Po ashtu, zhvilluam takime me kryetarin e komunës së Rozhajës, z. Rahman Husoviq, si dhe kryetarin e komunës së Plavës, z. Nihad Canoviq, si dhe vizituam aksin rrugor Plavë-Deçan, me ç’rast bashkarisht me anëtarë të komisioneve teknike profesionale të dy vendeve, u dakorduam që të vazhdojmë më tutje në konkretizimin e propozimeve për zgjedhjet ideore të projekteve të reja si dhe vazhdimin e punimeve të projekteve që tashmë janë në proces.
Në të gjitha takimet, shprehëm gatishmërinë e vullnetin e përbashkët, që marrëveshjet e nënshkruara në Tetor të 2022, t’i konkretizojmë sa më parë.